Bordi i Transparencës vendos çmimin e ri të sheqerit, ja me sa do të shitet

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimin e ri për sheqerin.

Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi vendosi që sheqeri duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të  larta se 114 lekë për kilogram.

VENDOSI

1- Miratimin e marzheve që do të aplikohen për produktin ushqimor bazë sheqer, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

2- Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

a. Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.

b. Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

c. Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

3- Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktin e përcaktuara në këtë vendim.

4- Në pasqyrën nr. 1 më poshtë jepen të dhënat në lidhje me përllogaritjet e çmimit tavan të tregtimit sipas marzheve të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi.

5- Ky vendim hyn në fuqi në datë 27.06.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej