Bypassi i Shkodrës, një lojë e madhe e qeverisë e bashkisë në kurriz të qytetarëve

By pass-i i Shkodres, nje loje tallese e qeverise dhe bashkise me banoret qe pershkon kjo veper. Qeveria e quajti te perfunduar prej javesh, kohe kur kryeministri Edi Rama e publikonte ne rrjetet sociale inspektimin inaugurues te ministres se tij Belinda Balluku.

Ne krahun tjeter qeveria vijon te luaje rolin qe nuk e merr ne dorezim, por nderkohe investimi ende nuk ka perfunduar. Ne zone ende punohet per plotesimin e elementeve te sigurise por paralelisht po demtohen ndricimi publik, barrierat dhe pjese te sinjalistikes. Nderkohe banoret nuk i ndahen protestave te braktisur nga te gjithe, pasi prej 3 vitesh sorollaten sa ne dyert e bashkise Shkoder e sa tek firma qe kryen punimet.

Atyre u jane bllokuar te gjitha rruget dytesore hyrese dhe dalese per ne banesa, duke ju dhene zgjidhjen te fluturojne nga qielli, pasi ndryshe nuk mund te komunikojne me pjesen e territorit jashte shtepive. Zgjidhjen ju a japin duke i sorollatur sa ne nje dere ne tjetren, por asgje me shume dhe fatkeqesisht ndersa investimi po kryhet, te gjithe jane lene te braktisur. Por cila eshte loja qe bejne bashkia dhe ministria qe gjoja sikur nuk merren vesh, por ne fund dakortesojne per te plotesuar njera tjetren.

Pala qe perfaqeson qeverine e vijon investimin duke mos pyetur per asgje qe ndodh ne territor, ndersa bashkia ka zero kerkese llogarie. E ne krahun tjeter kjo e fundit duke u justifikuar qe po e ben qeveria, banoreve nuk u jep zgjidhje dhe as nuk u zgjidh rruget e brendshme te lagjeve qe jane zaptuar e bllokuar nga disa familje, ne flagrance te plote e shkelje te ligjit. Tashme palet si ndahen lojes dhe pasojat i vuajne qytetaret qe genjehen se investimi ka perfunduar e ploteson standartet, kur larg atyre eshte me kilometra./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej