Çekia propozon rikthimin e vizave me Shqipërinë

Emigrantët që kalojnë përmes Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në Bashkimin Evropian janë në rritje, ndaj çështja ka nxitur bisedimet për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor. Shifrat në rritje kryesohen nga tre kombësi, kubanë, indianë dhe turq.

“Shtetasit nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi, në veçanti, hyjnë legalisht (pa viza) nga ajri në Serbi (dhe nga disa prej këtyre vendeve edhe në Shqipëri) dhe një numër shumë i lartë lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt shteteve anëtare të BE-së”, raporton SchengenVisaInfo.com.

Raporti thotë se numri i personave që shkojnë në vendet europiane përmes Ballkanit Perëndimor, nga Burundi, gjithashtu është rritur ndjeshëm me 259 deri më tani këtë vit krahasuar me zero vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, ka pasur një numër në rritje të kubanëve me 339 kundrejt 36 vitin e kaluar, indianët 4.469 këtë vit krahasuar me 557 në 2021, tunizianët 5.777 kundrejt 842 dhe turqit 6.186 kundrejt 1.652.

“Shtetasit indianë po mbërrijnë në mënyrë të parregullt në BE pothuajse ekskluzivisht përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit kubanë. Për sa u përket tunizianëve dhe turqve, ardhjet po rriten ndjeshëm në rrugën e Ballkanit Perëndimor ndërsa janë të qëndrueshme ose në rënie në rrugët e tjera” , theksoi raporti i Presidencës Çeke.

Sipas mediave lokale çeke, idetë për të reduktuar shifrat përfshijnë presionin diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Serbisë për të harmonizuar heqjen e vizave dhe për të rikthyer më shumë emigrantë të parregullt dhe dërgimin e rojeve kufitare të BE-së në shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe presionin mbi linjat ajrore për të parandaluar “abuzimin”.

Për këtë, Praga, e cila mban presidencën e BE-së deri në fund të vitit, propozoi pezullimin e udhëtimit pa viza nga Shqipëria dhe Serbia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej