Tashmë detyrën e ka marrë dhe shkodranët kanë pritur shumë pas ikjes se Voltana Ademit, por kryetari i bashkisë Bardh Spahia nuk po bën asnjë ndryshim prej hijeve të paraardhëses. Me arnime rrugësh dhe investime që kjo e fundit ja ka lënë të miratuara, nuk mund të bësh diferencën, atë për të cilën qyteti ka nevoje dhe qytetaret e presin me shume se asgjë pas 7 vitesh regresi, nga administrata Ademi.
Bashkia Shkodër sot ka një mori problemesh që nga pastërtia që vijon të jetë problemi më shqetësues në sezonin turistik, tek qentë që kanë pushtuar rrugët, kaosi në qarkullim e shtuar këtu ndërthurjen me një situatë të rënduar kriminale që Shkodra ka.
Po përse kryetari i ri i bashkisë pranon këtë realitet dhe zgjedh të heshtë, duke mos marrë guximin të përmbysë pazaret që i ka bërë me vetëdije Ademi?
Ai ka zgjedhur të mos bëjë asnjë ballafaqim me këshillin e ri bashkiak, të mos ndërmarrë asnjë nisëm për të rishikuar buxhetin dhe korigjuar modelin që Ademi i ka lënë, duke u pajtuar me pazare që rëndojnë më pas tek qytetarët.
Shkodra nuk e meriton këtë model dhe aq me pak talljen që të zgjedhurit bëjnë me investimet publike dhe taksat e qytetarëve.
Tashmë Shkodra e ka nisur sezonin turistik “peng” i një modeli që e fundos edhe më shumë si qytet! Fatkeqësisht Spahia nuk po arrin të krijojë profilin e tij si në investime, shërbime e administratë./ShkodraNews