Çfare fshihet pas vendimit të Ramës për të mbajtur djalin e Qifes

Edi Rama kishte paralajmëruar më anë të Taulant Ballës se do të largonte Orlando Rakipin nga grupi i PS-së, pas sanksioneve që qeveria e SHBA vendosi ndaj babait të tij Aqif Rakipi, i njohur si Qifja.

Praktikisht ishte një vendim pa kosto për PS-në, edhe nëse Orlando do të largohej nga grupi socialist, ai do të qëndronte i pavarur e do të ngrinte kartonin sa herë donte e si të donte Babloku. Logjika e vendimit do të ishte formale, siç ka ndodhur me Tomën e Gjushin, të cilët praktikisht janë aq të fuqishëm sa ç’kanë qenë, e kanë po të njëjtën influencë politike në “bajraqet” e tyre.

Kush e ka ndjekur me kujdes këtë çështje, mban mend se sapo SHBA shpalli sanksionet e Departamentit të Thesarit ndaj Aqif Rakipit, për “ndikim të krimit të organizuar në zgjedhjen e posteve politike”, Orlando paralajmëroi dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Më pas tha se është djali i një “burri që është burrë” e jo si Lulzim Basha. Kurse fjalën e hëngri si të ishte kalastren Peqini, nga ato me të cilat, i ati sajdis Bablokun në tavernat që kthehen në masakra masive zogjsh e pulash për njerëzit e qeverisë.

Pra, nëse e shikojmë me vëmendje, edhe Orlandoja e hëngri fjalën e nuk e dha dorëheqjen, por edhe grupi i PS-së nuk e “ngriu” të birin e Qifes, ndërkohë që ka përjashtuar Saimir Tahirin para ca vitesh, Tom Doshin më pas e të tjerë më të fortë.

Po si ka mundësi, të jetë vallë Qifja më i fortë se të tjerët? Gjërat duken paksa më të koklavitura e të ndërthurura.

E kjo shihet qartë: Aqif Rakipi ka sfiduar SHBA pas shpalljes së sanksioneve dhe ka kërcënuar menjëherë Edi Ramën se nuk do të lejojë që “i gjati ta shesë”. Qifja nuk është një individ në këtë rast, por një grup interesi i fortë, e nëse do të niste me Orlandon, duhej të vijonte me dhëndrin e familjes Saimir Hasallën, që është gjithashtu deputet i Peqinit.

Megjithatë, edhe të hiqej Saja i Qifes nga grupi, PS-së nuk i prishte aspak punë, sepse do të ishte prapë formal si vendim. Por nëse do të hiqeshin Orlandoja e Saimiri nga grupi i PS-së, Qifes i ikën burgu i Peqinit, e të gjithë drejtoritë deri në Elbasan e Librazhd, që i kontrollon me të gjithë grupet kriminale, ku siç thotë qeveria amerikane, ka shtrirë influencën në administratën e shtetit.

Pra Qifja, nuk ka pranuar që të ketë edhe një “dëm kolateral” jo thelbësor, edhe pse qeveria e SHBA e ka goditur në lule të ballit, e thjesht të marrë miradinat duke luajtur në profil të ulët.

Madje, siç mësohet ai ka kërcënuar Edi Ramën aq rëndë, sa i ka bërë të ditur se mund t’i bëjë gjëmën “me politikë e me inat”, thuhet se i ka shprehur nëpërmjet një ndërmjetësi.

Që Rama është peng i shokëve të Qifes dihej, por që të ishte edhe formalisht tregon se kryeministri është në një pozitë mjaft të vështirë.

Ndërkaq, nga ana tjetër, precedenti  i mos largimit të Orlandos nga grupi i PS-së është shumë i rrezikshëm, pasi ndalon një proces e standard që u duk se ishte vendosur si rregull, që çoi edhe në përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së, që vuri një vijë të madhe të kuqe edhe për të tjerët.

Por me kthimin e Berishës e sot me mbajtjen e djalit të Qifes kemi të bëjmë me një rezistencë të fortë të “elitës së Non gratave”, të cilët tani me largimin edhe të krerëve të KLP-së e KLGJ-së janë totalisht të pambrojtur.

Rama, nga ana tjetër mund të shesë të gjithë PS-në apo shokët e tij të vjetër e të rinj, por jo treshen e famshme: Tomë, Qife e Imer, të cilët e kanë kapur prej 8 vjetësh e nuk e lëshojnë…/Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej