Çfarë ka ndodhur me biznesmenin e shumëkërkuar? Gazetari i njohur hedh poshtë dyshimet për vrasjen apo rrëmbimin e Ervis Martinajt: Ngjashmëria me çështjen e Tom Doshit dhe Ylvi Beqjas

Gazetari Elton Qyno shprehet se fati i biznesmenit të lojërave të fatit mbetet një mister për aq kohë sa flitet që qarkullon një video e nuk publikohet asgjë. Qyno e krahasoi çështjen e Martinajt me dosjen e bujshme të Tom Doshit e të Ylvi Beqjat e tha se dhe në ato dy raste videot u inskenuan. AI shprehet se Martinaj është një personazh që është ndjekur për tu vrarë deri në Turqi e Kosovë, por që planet e kundërshtarëve nuk janë realizuar asnjëherë. Qyno thotë se skenaret me ndarje të trupit në gjashtë apo shtatë pjesë të bëjnë të dyshosh apo më shumë në këtë histori.

“Emri i Ervis Martinajt është kthyer në më të preferuarin e mediave. Ngjarja e shpalljes në kërkim u mbingarkua me një ngjarje të dytë ku u raportua se është rrëmbyer e zhdukur nga persona ende të paidentifkuar. Ngelet një mister i plotë sepse ka shumë pyetje, nuk dihet nëse është inskenim apo pengmarrje. Gjithmonë flitet për video që tregon se ai është marrë peng, por pamje s’kanë dalë gjëkundi. Unë kam pasur raste të tjera, si për skandalin e Tom Doshit, që thoshin që ka një video dhe në fund doli një video e Doshit me Durim Bamin. Ishin të dy duke folur atje dhe rezultoi se ishte një inskenim e përfundoi me ngritjen e akuzave ndaj këtyre dy personave.

Me arrestimin e Emiljano Shullazit tha gjithashtu se ka një video tjetër për Ylvi Beqjan, kjo video doli e montuar, ishin pikërisht 4 biznesmenë, një prej tyre Naim Çangu që e grabitën këtë vit dhe i prenë gishtat. Ata akuzonin Beqjan. Prandaj nuk dua ta besoj dhe ngre shumë pikëpyetje për rrëmbimin e zhdukjen e këtij individi. Ai ishte në shënjestër të shumë grupeve kriminale, është ndjekur deri në Kosovë e Turqi. Dhe nuk e kanë vrarë dot. Por mënyra se si ka ndodhur ngjarja, mënyra se si është servirur, duke krijuar skena që është ndarë në 6 apo 7 pjesë, mua më lë të dyshoj shumë. Ka mungesë elementësh, s’ka asnjë provë që ky njeri është zhdukur, rrëmbyer apo vrarë,”- tha Qyno ndër të tjera i ftuar në një studio televizive.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej