Deputetja Oriela Nebiaj duket se ka braktisur Gazment Bardhin dhe ka vendosur që t’i bashkohet Lulzim Bashës.
Deputetja është e pranishme në Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Kujtojmë se Basha ka mbledhur ditën e sotme Kuvendin Kombëtar të PD, i mbështetur nga demokratë si edhe drejtues politikë brenda dhe jashtë vendit.
Sakaq, të tjerë demokrat të pranishëm në Kuvendin e PD janë:
1. Oriola Pampuri
2. Andia Ulliri
3. Merita Bakiu
4. Kreshnik Collaku
5. Flutura Acka
6. Eralda Bano
7. Arbi Agalliu
8. Selaudin Jakupllari
Ky është Kuvendi i parë i Bashës pas rizgjedhjes si Kryetar i PD. Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë. Me sa duket edhe ky Kuvend do ta thellojë edhe më tej ndarjen e PD në dy kampe mes Berishës dhe Bashës, kjo nisur nga reagimet që dy liderët historik të PD kanë pasur kundrejt njëri-tjetrit. .