Një makinë tip “Land Rover” raportohet se ka thyer perimetrin e sigurisë të vendosur nga policia rreth vendit ku do të zhvillohet samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Raportohet se “Land Roveri”, që mban logon e policisë është parë duke qarkulluar brenda perimetrit të sigurisë.
Sipas Albanian Post, njoftime të shumta ka pasur edhe nga Interpoli, për thyerje të perimetrit.
Kjo gazetë raporton se efektivët e policisë janë vënë në alarm dhe po mbledhin informacion, pasi makina që ka hyrë brenda perimetrit të sigurisë nuk është identifikuar.
Në Tiranë ndodhen 27 lidera të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa punimet janë parashikuar të nisin rreth orës 10:30.
Në orën 12:00 është parashikuar të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e Opozitës, ndonëse në disa pjesë të tij, bulevardi është brenda perimetrit të sigurisë.