Çfarë po përgatit Edi Rama në Elbasan me “Xhimin” (Zeqon) dhe Briatoren?

Para disa ditësh, një nga personazhet më kontroverse në mjedisin financiar dhe mediatik italian, Flavio Briatore, publikoi vidon e një darke me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Tiranë.  Në takim, siç e bënte të ditur vetë Briatore merrte pjesë edhe “Xhimi”, siç  quajti ai Agim Zeqon, të cilin e prezantoi si një nga “industrialistët” kryesorë shqiptar. Kur në fakt ai është thjesht një tregtar e ndërtues.

Gjithsesi nuk u mor vesh arsyeja reale e drekës së kryministrit me një nga sipërmarrësit më të përfolur italianë, i cili nga shteti i tij është dënuar disa herë për evazion fiskal, e jeton në Montecarlo, ku i ka regjistruar bizneset e veta, vetëm e vetëm për të paguar sa më pak. Po a po tenton Briatore, që të marrë shtetësinë shqiptare në kuadrin e “pasaportave të arta” me synimin e mos pagimit më të taksave në Itali dhe Monako?

Nuk dihet, veçse para pak ditësh Flavio Briatore është emëruar si brand ambasador i Formula 1, post i cili konsiston në lobimin për mbledhje fondesh për një kampionat që është gjithmonë në kërkim të parave në çdo cep të botës.

Prej kohësh, Taulant Balla dhe Edi Rama kanë folur për ngritjen e një piste automobilizmi në Elbasan, me synimin për të zhvilluar aty gara, por edhe për ta kthyer në një zonë të madhe me lokale e shërbime, ku e para është prezantuar edhe nga Blendi Gonxhe.

Kush do ta marrë këtë konçension gjigand në Elbasan? Cili është roli i “Xhimit” dhe Briatores, por edhe  të fortëve të Elbasanit që përveçse mund të kenë pjesë në investim, mund të lajnë edhe produktet kriminale në këtë biznes multimilioner 8 kilometra larg qendres së Elbasanit? Askush nuk flet, ndërkohë që thelbi i pasqyruar i këtij investimi është pikërisht pronësia apo mënyra e ndarjes së konçensionit. Por qarkullimi i figurave të dyshimta, që nga dallaveraxhiu e evazori Flavio Briatore, “Xhimi” Zeqo, i cili po merr shërbime nga qeveria pa fund, apo edhe roli i mafies së Elbasanit, që duket se po kthehet në një qendër nevralgjike parash nga e gjithë “gjithësia” e krimit.

E si në Portin e Durrësit, dhe këtu qarkullon “bota e dyshimtë” e Dubait, ku dhe kanë folenë prej kohësh baronët e narkotrafikut shqiptar. Duket se ndalimi për të bërë amnistinë fiskale nga ana e SHBA e BE, po devijon këtë skemë në investime ‘fantazma’. Ku gjithnjë  më shumë mpleksen oligarkë e biznesmenë që në të shkuarën janë akuzuar për skema mashtrimi në lojrat e fatit me skuadrat e futbollit. E Xhimit, së fundi ju dha e drejta e ndërtimit në mes të sheshit të 21 dhjetorit, ku pronarë të tokës janë një grup i madh njerëzish që zvarriteshin prej vitesh. Rama, madje detyroi që ai ndërtim të bëhej me një projekt të Stefano Boerit. Zot mbaje dorën! /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej