Charles do të emërohet zyrtarisht mbret, pa rrjetet sociale vdekja e mbretëreshës do shpallej sot

Charles do të bëjë betime dhe deklarata të ndryshme për vdekjen e nënës së tij. Pasi kjo të ndodhë, teksti i shpalljes për të cilën është rënë dakord, do të lexohet nga një ballkoni në Pallatin e Shën James. Në kohët e kaluara, përpara se të ekzistonin mediat sociale, ky ishte momenti kur njerëzve do t’u thuhej zyrtarisht se monarku i mëparshëm kishte vdekur dhe kush do të ishte sovrani i ardhshëm

Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret ditën e sotme në një ceremoni në Pallatin St James. Kjo do të jetë hera e parë që ky moment do të transmetohet në televizion.

Charles u bë mbret automatikisht në momentin që i vdiq e ëma, mbretëresha Elizabeth. Flamujt do të valëviten për 24 orë për të nderuar mbretin e ri, dhe më pas do të kthehen në gjysmështizë. Në Pallatin St James’, 200 nga ministrat më të vjetër, 14 diplomatë, mbajtës të funksioneve të mëdha shtetërore do të kenë një takim. Mbreti do t’u bashkohet më pas, ku do të jetë takimi i tij i parë në rolin e ri. Mbreti Charles do të shoqërohet nga gruaja e tij, Camilla, dhe trashëgimtari i fronit, William.

Charles do të bëjë betime dhe deklarata të ndryshme për vdekjen e nënës së tij. Pasi kjo të ndodhë, teksti i shpalljes për të cilën është rënë dakord, do të lexohet nga një ballkoni në Pallatin e Shën James. Në kohët e kaluara, përpara se të ekzistonin mediat sociale, ky ishte momenti kur njerëzve do t’u thuhej zyrtarisht se monarku i mëparshëm kishte vdekur dhe kush do të ishte sovrani i ardhshëm.

Deputetët e lartë betohen për besnikëri ndaj mbretit Charles III në Dhomat e Parlamentit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej