Një çift nga Meksika kanë bërë shumë para duke vendosur 6 dollarë në një derrkuc sa herë që bëjnë seks.
Fanny Castellanos, 26 vjeç dhe i fejuari i saj Jesús, 29 vjeç, ndanë sekretin e tyre të çuditshëm financiar në një video të TikTok që ka mbledhur 25 milionë shikime.
Çifti, siç raportohet nga newyorkpost.com, hynë në sfidën e çuditshme të kursimit të parave janarin e kaluar pasi u përballën me probleme financiare në mes të pandemisë së koronavirusit.
Brenda një viti ata kanë kursyer 1320 dollarë, që do të thotë se në 12 muajt e fundit kanë bërë seks 220 herë.