Kreu i Soros, Alex Soros, ka mbërritur me një mision ‘blitz’ në Tiranë, ku ka postuar foto me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, pikërisht në kohën kur organizata e tij është futur në një situatë diskutimesh të mëdha.
E pikërisht pas ardhjes së tij, Edi Rama ka ndryshuar krej planin që kishte bërë për ndryshimet në qeveri.
Thuasje 4 nga 5 ministrat e rinj të qeverisë, janë njerëz të lidhur dhe që punojnë prej vitesh për Sorosin dhe klanin e tij në Shqipëri e Ballkan.
Kështu, siç mësohet në planin paraprak, Edi Rama kishte parashikuar për ministre të Jashtme Elisa Spiropalin, ministrër të pushtetit Lokal, Lavdrim Krashin, ministre të Arsimit, Lea Ypin.
Në konfigurimin e ri, pushteti në Partinë Socialiste rëndon nga klani i Erion Veliajt, pjesë e të cilit janë Arbjan Mazniku, Erion Mete, madje edhe Ogerta Manastirliu.
Mazniku e Mete kanë qenë bashkëpunëtorë të Erion Veliajt që nga MJAFT e deri te G99.
Ndërkaq, Igli Hasani, është një burokrat i rangut të ulët, i punësuar në ministrinë e Mbrojtjes nga Pandeli Majko, kur ishte ministër.
Hasani, punonte si gazetar sportiv, e më pas, gjatë kohës kur u rekrutua në ministrinë e Mbrojtjes është shkolluar për diplomaci në Britani, duke përfituar nga bursat që merrte ministria nga vendet partnere.
Gjatë ‘epokës’ së Majkos, Hasani ka qenë drejtor i shtypit në ministri.
Ndërkaq, prishja e planit të Ramës me insistimin e Alex Sorosit, ka shkatërruar ekuilibrat politik në PS, duke lënë pa përfaqësim Shkodrën që i dha mazhorancës bashkinë më 14 maj; Dibrën, që gjithashtu dha rezultate të larta në zgjedhje lokale, e pjesën tjetër të veriut në përgjithësi.
Kurse ministrat e rinj janë asnjanës, pasi nuk përfaqësojnë asnjë lobim rajonal të PS-së, ndërkaq, edhe më shumë, me Maznikun në një farë mënyre ka kërcënuar kryetarët e Bashkisë se çdo fond publik apo projekt, do të monitorohet nga superdikasteri.
Por, duket këtu fshihen sërish planet e Soros, i cili gjithmonë ka qenë më aktiv në projektet rajonale, që të mos krijojnë zhurmë siç ka ndodhur me ato të mëdhatë, që i kanë sjellë sulmin politik.
Qeveria aktuale, është më pak socialiste, krejt e papërfaqësuar nga gjeopolitika e votës apo edhe e qarqeve të Shqipërisë, si edhe nga lobet e brendshme të PS-së. E cila, sot më shumë se dje është thjesht një llozhe periferike e Alex Sorosit dhe axhendës së tij./Pamfleti