Çmimet e shtrenjta dhe rënia e prodhimit, efekte edhe te konsumi i bulmetit

Këtë vit, prodhimi i qumështit të lopës ka hyrë në krizë nga shtrenjtimi i lëndëve të para ushqyese të kafshëve, mungesa e subvencioneve dhe largimet në emigracion të fermerëve.

Rënia e prodhimit solli mungesën e produkteve të magazinuara gjatë stinës së pranverës, duke dëmtuar balancat e kërkesës në treg për muajt e verës.

Piku i prodhimit të qumështit shfaqet gjithmonë në stinën e pranverës, ndërsa në verë, prodhimi i qumështit nga kafshët është më i ulët. Kompanitë nuk po arrijnë ta plotësojnë kërkesën e shtuar të verës vetëm nga prodhimet ditore, pasi mungon bulmeti që magazinohet deri në fillim të muajit qershor.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës paraqitet me rënie 7,4% krahasuar me 2020-n, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8%.

Ndërsa importet e qumështit për 2021 shfaqen me rritje, rreth 43% më shumë se në vitin 2020. 56% të totalit të qumështit me jashtë e zënë importet nga Italia, 16% e qumështit vjen nga Serbia, 14% nga Bosnjë-Hercegovina dhe pjesa tjetër nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe shtete të tjera të Europës. Në vitin 2021, rritja më e lartë e importeve të qumështit ishte nga Serbia 71% më shumë se në 2020.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej