Deputeti Kreshnik Çollaku, në një deklaratë për mediat ka akuzuar gazetarët për manipulim, pas pyetjeve të drejtuara për veprimtarinë që është duke u zhvilluar për procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së.
Çollaku, është shprehur se pas mbledhjes së forumit, vendimet janë marrë në bazë të rregullave të parashkruara në Statut.
Çollaku: Ju sfidoj të shkoni në çdo subjekt tjetër politik, e rëndësishme është që të zhvillohet debati, edhe përmes kundërshtimve. Kjo parti do vazhdojë të ecë në procesin e formës së prerë. Ata që manipulojnë shifrat… Forumi u bë, vendimet u morën. Për Bashën apo këdo tjetër, mendimet personale i jap… Këtu jam si drejtues. Nuk jemi përçarë, kemi mendime ndryshe,
Ju bëni manipulime.