Nisur nga lëvizjet e fundit të SPAK, janë shtuar masat e sigurisë për kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.
Mësohet se prej 2-3 javësh, drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë lëviz me makinë të blinduar.
Po kështu bëhet e ditur se pranë shtëpisë së tij është shtuar një grup policor. Vetëm gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike.