CV-ja e zezë e Berishës/ Në 30 vite i zhytur në skandale, vrasje dhe korrupsion, ja bëmat që shtynë SHBA e Britaninë ta damkosin

Gjatë 30 viteve në politikë, sidomos kur ka qenë në pushtet, Berisha ka pasur vetëm akuza dhe skandale.

Plaku i SHQUP ka marrë dje një tjetër shuplakë të fortë për bëmat dhe aferat e tij në 30 vite. Britanikët e shpallën të padëshiruar Sali Berishën, duke ndarët njëjtin mendim me amerikanët se ai është i zhytur në afera dhe është bashkëpunëtor i krimit.

Berisha u shpreh para gazetarëve se nuk ka asnjë provë që ai të jetë i përfshirë në të tilla aferash. Po ashtu edhe besnikët e tij janë hedhur në sulm ku e mbrojnë dhe thonë që ai është i kulluar dhe “i rënë nga qielli”. Mjafton të shohësh vetëm pasurinë, e cila e tregon qartë se sa i ndershëm ka qenë Berisha në këto 30 vite, por ne po publikojmë  CV-në e plotë të plakut “non grata”.

Gjatë 30 viteve në politikë, sidomos kur ka qenë në pushtet, ai ka pasur vetëm akuza dhe skandale. Në vitin 1998 është autor i grushtit të shtetit, duke treguar se gjithmonë ka dashur të marrë me dhunë pushtetin. Fatos Klosi dhe Izet Haxhia e implikojnë në vrasjen e Azem Hajdarit, e cilësuar si “vrasja e shekullit”.

Një ngjarje tjetër e rëndë për të cilën akuzohet është zhdukja e Remzi Hoxhës. Sipas ish-truprojës së tij, Izet Haxhisë, është përgjegjës penalisht edhe për planifikimin e vrasjes së Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit, Shaban Memisë. Ndërkohë ka mbi supe dhe ngjarje ku kanë humbur jetën shumë individë. Gërdeci shkaktoi 26 viktima dhe asnjë zyrtar nuk hyri në burg. Madje shumë deklaruan se ishte i përfshirë edhe djali i tij në këtë çështje. Pak kohë më pas vdes Kosta Trebicka, i cili dyshohet se u eliminua për të mos hedhur dritë mbi Gërdecin.

Kemi vrasjet e 21 janarit 2011. Berisha ishte kryeministër në atë kohë dhe mori në mbrojtje ata që qëlluan kundër turmës. Sot askush nuk është në burg edhe pse u vranë mizorisht 4 persona. Nga ana tjetër kemi dhe disa dosje të rënda korrupsioni ku ai akuzohet si i përfshirë. Kemi aferën e privatizimit të ish-OSSH nga CEZ dhe pakti CEZ-DIA. Ka pasur dy padi ndaj Berishës nga juristi Romeo Kara, i cili e akuzon si të përfshirë. Kemi privatizimin e ish-Kompleksit Partizani, Berisha është i paditur nga Taulant Balla si i përfshirë në aferë.

Një element tjetër është pasuria. DASH e akuzon se ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten dhe familjarët. Nëse shohim deklarimet pasurore të Berishës ndër vite, rezulton se fëmijët e tij kanë qindra mijëra euro të ardhura çdo vit. Pra duket se Berisha ka nisur një betejë të humbur që në start dhe nga ana tjetër ndaj tij mund të ketë masa edhe më të rënda.

Ja bëmat e Sali Berishës

  1. Ngriti firmat piramidale, nëpërmjet të cilave ju zhvatën shqiptarëve financat person- ale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.
  2. Gjatë presidencës së tij pati kontrabandë nafte dhe armësh drejt Jugosllavisë duke thyer embargon e vendosur nga Kombet e Bash- kuara. Sipas shumë raporteve të ardhurat i merrte shteti.
  3. Organizoi dhjetra puçe për spostimin e Azem Hajdarit, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD dhe spostimin e Aleksandër Mek-sit, si ish-kryetar i parë i PD.
  4. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me prapaskenë për burgosje dhe me akuzat e bëra ndaj tij, si “spiun e hajdut batanijesh”.
  5. Izet Haxhia dhe Fatos Klosi e bëjnë përgjegjës për vrasjen e Azem Hajdarit. Sipas tyre ishte ai që e nxori në pritë.
  6. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, nëpërmjet “SHIK”. Familjarët e tij akuzojnë Berishën se zhdukja u bë me kërkesë të tij pasi Hoxha faktoi takimin tij me Millosheviçin.
  7. Akuzohet nga Izet Haxhia se ka pasur gisht edhe në vjedhjen e floririt të Krrabës
  8. Nxiti dhe nisi luftën civile mes shqiptarëve në vitin 1997, duke shkrumbuar pro nat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e 3000 shqiptarëve.
  9. Hapja e depove të armatim-municioneve dhe përgatitja e paramilitarëve në Dajt në Tiranë e gjetkë për të sulmuar përfaqësuesit në jugun e vendit.
  10. Akuzohet se është përgjegjës për vrasjet shumta në Tropojë, sidomos në familjen Haklaj. Vetë familja Haklaj e bën përgjegjës.
  11. Izet Haxhia e akuzon se është përgjegjës edhe për vrasjen e Ilir Koshtunicës, të UÇK.
  12. Po sipas Haxhisë, është përgjegjës penalisht edhe për planifikimin e vrasjes të Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit, Shaban Memisë.
  13. Largoi nga PD të gjithë themeluesit e saj përmes presioneve, intrigave e sulmeve.
  14. Vodhi zgjedhjet e 1996 dhe dhunoi në mënyrë makabre deputetët e opozitës.
  15. Djegia e gazetës “Koha Jonë” dhe vënia e tritolit në shtëpinë e gazetares Zenepe Luka dhe burgosja e gazetarëve të asaj kohe. Haxhia ka deklaruar se u bë me urdhër të Berishës.
  16. Sulmi i armatosur e i përgjakur i 14 shtatorit 1998 mbi institucionet e shtetit, djegia dhe plaçkitja e tyre për të marrë pushtetin, duke mbajtur në krahë arkivolin e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdari.
  17. Shitja e detit Greqisë. Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani.
  18. Skandali me rrugën Durrës-Kukës, u vodhën 232 mln euro gjatë qeverisjes së Berishës
  19. 52 hidrocentrale ju dhanë njerëzve të afërt të qeverisë
  20. Skandali me ngjyrosjen e karburanteve
  21. Shitja e Albtelekomit
  22. Sulmet dhe gjobat ndaj medieve
  23. Lulëzimi i drogës në Lazarat gjatë qeverisjes së Berishës
  24. Vendimi i ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për të transformuar një tokë kënetore të pavlerë në një pronë të lakmueshme ndihmoi familjen e tij dhe mikun kontrovers Damir Fazlliç të fitonin miliona euro
  25. Biznesmeni pakistanez Zafar Ansar, në 2014 akuzonte vajzën e kryeministrit se i kishte kërkuar ryshfet në mënyrë që ai të investonte në Shqipëri.
  26. Tragjedia e Gërdecit ku 26 persona humbën jetën. Pati akuza për përfshirje të djalit të tij.
  27. Vdiq në mënyrë të mistershme dëshmitari kyç, Kosta Trebicka, dyshohet se u vra për çështjen e Gërdecit.
  28. Vrasja e 4 protestuesve më 21 Janar 2011 dhe plagosja e dhjetra të tjerëve. Berisha strehoi në Kryeministri Gardën dhe nuk lejoi hetimet.
  29. Sulmi dhe shkarkimi i Ina Ramës. 28 Janar 2011, kryeministri Berisha e quan kryeprokuroren Ina Rama lavire bulevardi dhe puçiste pa të ardhme. Po ashtu, Berisha thekson se Bamir Topi është puçist, ndërsa kreu i SHISH organizator i grushtit të shtetit.
  30. Mbrojti hapur Ilir Metën në aferën e bllokut 700 mijë euro
  31. Trafiku i armëve e municioneve të bërë me Gedaf, Mubarak e Ben Ali, gjatë qeverisjes së tij.
  32. Skandali i përgjimeve. Për 27 muaj me radhë, Sali Berisha urdhëroi përgjimin e ambasadorëve të huaj në Tiranë dhe të opozitës. Përgjimet u realizuan nga Shërimi Informativ i Ushtrisë. Kuvendi sabotoi çdo nismë të opozitës për kontrollin e SHIU.
  33. Skandali i MEICO-s. 28 Mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërm jet firmës Evdin.
  34. Mashtrimet për legalizimin e ndërtimeve, kompensimin ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve politikë.
  35. Firmosi privatizimin e Sport Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit truallin ku ngrihej ky sport-klub. Sot po ndërtohen pallate nga dhëndri i tij në të njëjtin vend.
  36. Rezulton se 11 ministra dhe 42 deputetë të pushtetit “Berisha”, kanë përfituar tendera, licensa, koncesione hidrocenralesh.
  37. Berisha, me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 mijë dollarë kur ishte kryeministër.
  38. Privatizimi i ish-OSSH nga CEZ Shpërndarje i kushtoi shteti 414 milionë euro dëme gjatë qeverisjes së tij.
  39. Marrëveshja mes CEZ-DIA shkaktoi rreth 39 milionë euro dëme. Berisha u kallëzua dy herë për aferën me CEZ
  40. Kapi të gjithë sistemin e drejtësisë, nga Kryeprokurorit te krerët e Gjykatës Kushtetuese, të Lartë dhe çdo gjykatë e prokurori tjetër.
  41. Mbrojti gjithmonë ish-ministrat e tij, të cilët u shpëtuan hetimeve të prokurorisë.
  42. Sot ai renditet mes deputetëve më të pasur. Bashkë me fëmijët zotërojnë vila dhe pasuri miliona euro. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej