Të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi i Behar Bajrit, i kërkuar nga SPAK në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Behar Bajri u mbajt në vëzhgim prej 2 javësh nga autoritetet shqiptare. Më pas, pala shqiptare njoftoi atë franceze, çka bëri të mundur dhe arrestimin e tij.
Bajri u prangos në një lokal në Paris ku qëndronte i vetëm. Në momentin e arrestimit, Behar Bajri nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë. Po kështu, nuk iu gjet asnjë send i kundërligjshëm.