Dalin fotot/ Ben Tigri me pushime në resortin e miliarderëve në Zvicër

Jemi në prag të Vitit të Ri 2023, por xhepat e shqiptarëve duke u bazuar tek rritja e çmimeve të produkteve bazë të shportës por edhe të gjelit të detit, nuk do të mund të përballojnë një tryezë plot dhe si rrjedhojë nuk do të mund të festojnë si duhet këtë festë. Mirëpo pavarësisht se shumë prej shqiptarëve nuk do ta kenë tryezën me bollëk në natën e ndërrimit të viteve, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka zgjedhur të shijojë pushimet dimërore në alpet e Zvicrës, konkretisht në qytetin e vogël Gastaad ku qëndrimi në hotel shkon 2 mijë euro nata.
Në disa foto të shkrepura, shihet që Ben Tigri i veshur me gëzof ariu dhe një çantë shpine, po shijon dimrin në një vend ku shkelin miliarderë, milionerë dhe VIP-a. Emri i Ahmetajt që aktualisht mban postin si deputet i partisë socialiste në Kuvend, qarkullon në media pas një padie të ngritur nga gazetari Adriatik Doçi i cili tregoi edhe disa e-maile që Klodian Zoto shkëmbente me hotele të ndryshme luksoze në disa vende evropiane dhe pagesa që bënte për udhëtimet private të Arben Ahmetajt kur ishte ministër.
Gjithsesi, kjo padi dhe fakti që shumë shqiptarë nuk do të festojnë Vitin e Ri me një tryezë plot, nuk e pengon Ahmetajn të shëtisë i qetë duke shijuar pamjen piktoreske dhe magjike të alpeve të Zvicrës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej