Një raport i bërë sot publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, konfirmon atë që dihej prej kohësh, se mediat janë korruptuar nga inceneratorët.
Në pjesën e raportit mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut, ku flitet për lirinë e medias, thuhet se këta të fundit kanë marrë para nga inceneratorët.
Në një nga frazat, DASH shprehet se në dhjetor të 2021-shit dhe në janar të 2022-shit rrodhën dokumenta se mediat morën para nga kompanitë e inceneratorëve, ndërkohë që këta të fundit ishin nën hetim për korrupsion dhe mashtrim.
“Rrjedhjet e të dhënave në lidhje me pagesat në dhjetor 2021 dhe janar 2022 treguan se disa gazetarë dhe media të njohura morën pagesa direkte nga kompanita e kontraktuara për ndërtimin e inceneratorëve. Kompanitë e inceneratorëve ishin nën hetim për korrupsion dhe mashtrim të dyshuar”, thuhet konkretisht në raport ndër të tjera.