Dasma e “blinduar” e Arbanës dhe Edit, dalin detaje që u mbajt larg syrit të mediave

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë shkuar ditën e djeshme drejt altarit në një ceremoni private me familjarë dhe miq të ngushtë, të organizuar në Toscana.

Derimë tani nuk është publikuar asnjë foto e çiftit në ditën e tyre speciale, ndërkohë ata kanë zgjedhur shumë pak personazhë të njohur në dasmën e tyre.

Mes tyre është këngëtari Ylli Limani i cili mendohet se ka qenë një nga këngëtarët në dasmën e Arbanës dhe Eduartit.

Ai ka ndarë disa fragmente nga ambienti ku po zhvillohet dasma, duke u kujdesur të mos  zbulojë detaje nga ceremonia sipas kërkesës strikte të çiftit për të ftuarit.

Të pranishëm kanë qenë edhe disa bashkëpunëtorë të Arbanës ndër vite në daljet e saj në ekran, si Jetmira Dushi, Arbër Bytyqi, Marcela Lati dhe Armand Peza, Eraldo Rexho dhe disa pjesëtare të stafit të saj në Big Brother Vip.

   

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej