Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Vlorës Alfred Sali.
Rasti i prokurorit bëri bujë, pasi 79 mijë eurosh e kishte fituar përmes lojërave të fatit në Gjilbraltar.
Trupa e KPK që hetoi Salin e përbërë nga Xhensila Pine, kryesues, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, vuri në dukje se pas hetimeve rezultonte se Sali nuk e kishte deklaruar shumën e fituar si gjendje cash në vitet pasuese.
Prokurori Alfred Sali e kundërshtoi barrën e provës. Ai i tha KPK-së se kishte sjellë prova të mjaftueshme që tregonin fitimin e shumës dhe pagesën e detyrimeve për të. Sali tha në Komision se mosdeklarimi si gjendje cash ishte një keqkuptim i tij për formën e deklarimit. Ai pretendoi se ky aktivitet nuk ishte në kundërshtim me ligjin dhe as me kodin e etikës, por shtoi në një shkëmbim pyetje- përgjigje me Komicin se nëse kthehej pas në kohë nuk do ta përsëriste.