Del ekspertiza: Laer Kurtit iu hapën dy qeset me kokainë në stomak

Kanë dalë përgjigjet e mjekësisë ligjore në lidhje me substancat e gjetura në stomakun e 32-vjeçarit Laer Kurti, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës pasi u shoqërua në Komisariatin nr 3 në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në këto analiza është vërtetuar se substanca e gjetur ishte e llojit kokainë.

I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj.

Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet. Sipas burimeve këto qese ishin të paktën 3 ose 4 doza kokaine.

Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.

Prokuroria njoftoi ditën e djeshme përmes një deklarate të përbashkët me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, se nga autopsia nuk u zbuluan shenja dhune në trupin e tij, përveç shenjave në kyçet e duarve të shkaktuara nga prangat.

Laer Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës pasi u shoqërua në Komisariatin nr 3 në Tiranë. I riu nuk i’u bind thirrjes së uniformave blu për të ndaluar pas një kontrolli rutinë në zonën e Laprakës në kryeqytet. Për t’ju larguar bluve Kurti vrapo dhe teksa ishte duke vrapuar gëlltiti qeset me kokainë të cilat i kishte me vete.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej