Denoncimi/ Para se të ndërronte jetë, Shpresa Cani u dhunua nga policia bashkiake

Shpresa Cani ka përjetuar një situatë të rëndë para se të ndërronte jetë në korridoret e Bashkisë së Lushnjes. Ndërsa i kërkonte llogari punonjësve dhe drejtuesve të bashkisë që i kishin hequr ndihmën ekonomike, 48-vjeçarja u përball edhe me forcat e policisë bashkiake, të cilët e nxorrën me forcë nga zyra e kryetares së Bashkisë.

Rrethanat në të cilat u përfshi Cani janë sqaruar në një status të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili e quan vdekjen e saj një akt çnjerëzor. Statusi i Berishës më poshtë:

Pashpirtesi!!

Shpresa Cani, 48 vjeç vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes,Bashkia i hoqi ndihmen ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi!

Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje. Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore. Duke shrehur ngushellimet me te ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej