Depozitohen nismat / Bashkëpunëtorët e ISH-SIGURIMIT AS si kryetarë partish, Balla kërkon bashkëpunimin e grupit të Alibeajt: Berishën nuk e përcaktojmë dot me ligj

Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend katër nisma të reja për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit jo vetëm për t’i mbajtur larg institucioneve shtetërore, por edhe për t’i ndaluar të mbajnë poste si kryetarë partish.

Nisma që duket se targeton ish-presidentin Ilir Meta, synon disa ndryshime në Kodin Zgjedhor që do t’i ndalojnë çdo pjesëtari apo bashkëpunëtori të ish-Sigurimit të drejtojnë parti politike.

Gjatë prezantimit të nismave, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se e njëjta gjë nuk mund të bëhet për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai tha se socialistët e kanë të pamundur ta përcaktojnë me ligj ndalimin e Berishës në politikë, por shtoi se këtë e kanë në dorë shqiptarët.

Pjesë nga deklarata e Ballës:

Nisma për ndryshimin në ligjin e partive politike, nuk mund të ketë kryetarë të partive ata që kanë qenë të lidhur me Sigurimin e Shtetit. Nryshimet që kemi propozuar në kodin zgjedhor, jaë të duhurat që anëtarët, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, të mos jenë më pjesë. Këto katër nisma me mbështetjen e katër deputetëve, do të depozitohen sot zyrtarisht. Për miratimin e ligjit, duhen jo më pak se 3/5 e Kuvendit, dhe besoj që të gjithë, përfshi dhe Alibejan, janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Është e papranueshem që persona me një të shkuar të tillë kanë arritur të zgjidhen deri President i Republikës.

Meraku juaj është zoti Berisha, është edhe meraku im, e para i referohem seancës së mbremshme, varkëtari i varkës së Enver Hoxhës, dje tregoi qartë që në këto 32 vite i ka gënjyer sa ka mundur të përndjekurit. Ish-kryeministri, i zgjedhur si përfaqësues i një force të djathtë, nuk u paraqit në kuvend për të votuar, ky është ndëshkimi më ekzemplar dhe përmbyllja më kuptimplotë e një komunisti, sekretar partie, të shndërruar në një anti komunist. Ne jemi duke u marrë me pjesën që ka të bëjë me ish-sigurimin e shtetit. Është në vlerësimin e qytetarëve shqiptarë, nëse ky person mund të vazhdojë më të hyjë në juridiksionin e këtyre ndalesave, por ne e kemi të pamundur ta përcaktojmë me ligj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej