Deputetët e PD “nuk i binden” Berishës, deputetët e PD marrin pjesë në betimin e Presidentit të ri

Ditën e sotme Bajram Begaj do të marrë zyrtarisht detyrën si Presidenti i ri i vendit. Pas pak minutash pritet që të nisë ceremonia zyrtare e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj, i zgjedhur më 4 qershor  me 78 vota.

Ndërkohë, në ambientet e Kuvendit po mbërrijnë dhe deputetët socialiste dhe ata demokratë.

Ndonëse, kryetari i PD më herët bëri me dije se deputetët demokrat nuk do të jenë të pranishëm në këtë seancë, emra të shumtë të PD janë shfaqur pasditen e kësaj të dielë në ambientet e Kuvendit.

Xhelal Mziu, Orjola Pampuri, Ferdinant Xhaferraj, Ina Zhupa , Ervin Salianji, Grida Duma,  janë disa nga deputetët të cilët mbërritën në Kuvend. Gjithashtu edhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, u pa teksa i vetëm ngjiti shkallët e ambienteve të Kuvendit.

Mes shumë figurave të njohura në ambientet e Kuvendit mbërriti, Baba Mondi, ambasadorë të shumtë si dhe deputetët e LSI-së, me në krye kryetaren e kësaj force politike, Monika Kryemadhin.

Seanca do nisë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa për 5 vitet në vijim, Begaj do të jetë Presidenti i ri i vendit, i cili pason presidentin në detyrë Ilir Meta.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej