Një 22-vjeçar mbeti i plagosur gjatë një sherri mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Aleks Laska u plagos gjatë të shtënave me armë zjarri dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas raportimeve të para, dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt mes të rinjve në një bilardo. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e plagosjes por emri i tij ende nuk është bërë i ditur.
Mësohet se 22 vjeçari i plagosur ka thënë se shkak për sherrin u bë loja e bilardos, ndërsa Policia po vijon hetimet. Gjithashtu policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë nëse bëhet fjalë vetëm për një konflikt të çastit apo më tepër.