Detaje shokuese/ Babai i vajzës i afrohet policit vrasës pas tragjedisë, më pas bie në…

I vrave fëmijën. Ulu në gjunj para tij dhe lërja në dorë jetën tënde.

Ky gjësendi me brekë rozë është polici që shkaktoi vdekjen e vajzës 5 vjeç sot në Himarë. Si gjësend pa ndjesi dhe pa asgjë prej njeriu, ka guximin dhe të mbrohet teksa i ati i vajzës me zemrën e shkulur nga dhimbja afrohet.

Ky gjësendi me brekë rozë, po të ishte burrë dhe jo gjësend, duhet të ulej në gjunj para prindërve të vajzës dhe ta linte jetën e tij në duart e tyre duke thënë; – E bëra. Keni të drejtën me ma marrë jetën se ju shkula zemrën.

Këtë gjë duhet të kishte bërë ky gjësend, ky polic i akuzuar më parë për kultivim dhe trafikim hashashi.

Gjësendi jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por ka qendruar krejt i patrazuar në pritje të policisë teksa i ati ka zënë duart me kokë nga tragjedia e ndodhur për pushimet e verës.

Post Scriptum- Në timon të skafit nuk ishte një adoleshent. Në timon të skafit ishte një polic që supozohet të jetë rojtar i jetës dhe jo shkaktar i vdekjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej