Detaje të reja/ 40-vjeçari u plagos pas sherrit për ullinjtë

Policia ka dhënë detaje për një plagosje me armë të ndodhur në këtë Vlorë. Në një njoftim për mediat me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”. Një person me iniciale L. Z., 38 vjeç ka plagosur pas një konflikti për motive të dobëta një 40-vjeçar të identifikuar si Dëfrim Pashaj.

Autori është vënë në pranga ndërsa 40-vjeçari është shtruar në spital. 38-vjeçarit i është gjetur një armë gjahu. Burime nga spitali në Vlorë thanë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai u paraqit vetë në spital para bluzave të bardha duke kërkuar ndihmë mjekësore për plagën që kishte marrë. Burime nga blutë e Vlorës thanë se sherri ka ndodhur pas një konflikti për disa ullinj. Megjithatë pritet marrja në pyetje e të plagosurit për të zbardhur më shumë detaje.

“Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej