DETAJE TË REJA nga vrasja e Edmond Papës, ja kush është 30-vjeçari i cili mori hak për vrasjen e shokut pas 6 muajsh

ersoni që shihni në foto është 30-vjeçari Albano Velo i cili u arrestua ditën e sotme në kuadër të operacionit të koduar “EAGLE EYES”.

Velo akuzohet për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa më 16 dhejtor të 2022 në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Albano Velo ka marrë hak për vrasjen e e shokut të tij Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar në qershor 2022.

Velo kishte monitoruar lëvizjet e Papës dhe duket se ka pritur që ai të vijë në Shqipëri për ta vrarë në bashkëpunim me 44-vjeçarin e identifikuar si A.B., banues në Tiranë. Ky i fundit është shpallur në kërkim si bashkëautor i vrasjes së biznesmenit nga Saradanda, Edmond Papa.

Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit pranë një lokali.  Më herët uniformat blu bënë me dije se gjatë operacionit u sekuestruan kamerat e sigurisë dhe automjeti tip “Audi”të cilin autorët e përdorën gjatë ekzekutimit të Papës.

Gjithashtu, janë sekuestruat edhe tre aparate celularë, ndërkohë para hetuesve Albano Velo ka mohuar autorësinë e ngjarjes.

Mbetet ende e paqartë lidhja që Edomd Papa mund të ketë patur me  Aleksandër Sadikajn, i cili u ekzekutua më 11 qershor të vitit që lamë pas në aksin Sauk-Teg, ku automjeti me të cilin ai po udhëtonte shpërtheu si pasojë e një sasie tritoli.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej