DETAJET/ Përhapja e nënvariantit BA5 të Omicron, Brataj: Do të prekemi të gjithë

Numri i të infektuarve realë nga nënvarianti BA5 i Omicron është shumë më i lartë se shifrat zyrtare. Ekspertët thonë se shumë qytetarë  nuk kryejnë testin për Covid pasi e mendojnë ftohje të stinës. Por karakteristikë e kësaj vale është përqindja e lartë e asimptomatikëve dhe vështirësia për tù kapur nga Ba5 nga testi i shpejtë.

Kreu i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj thotë se javën e fundit janë rritur thirrjet dhe urgjencat për Covid, por pozitiv është fakti që format e rënda dhe terapia intensive nga varianti Ba5 janë të pakta.

Referuar të dhënave nga shtetet që u prekën më herët nga nënvarianti Ba5, Brataj thotë se ky mutacion është shumë ngjitës dhe përhapet me shpejtësi.

Thuajse të gjithë do të prekemi prej tij, pavarësisht nëse e kemi më parë  kaluar sëmundjen apo jemi të vaksinuar.

Eksperti i Komitetit Teknik tregon se vala nga Ba5 kulmin e infektimeve do ta ketë në gusht, ndërsa vjeshta parashikohet të jetë e qetë.

Ndërkohë kompanitë e mëdha të prodhimit të vaksinave pritet të nxjerrin vaksinë në polivalente anti-Covid, për t’i paraprirë rrezikut nga mutacionet e reja të koronavirusit, që me sa duket do të jetë gjatë mes nesh.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej