Deti në Durrës i kafshuar nga gardhet dhe pronarët e rinj të tij

Pishina e Prestige Resort që u shkatërrua sot (2 shtator) nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit(IKMT) siç duket nga pamjet satelitore të marra nga Google Maps, ka hyrë dukshëm dhe në hapësirën e rërës së plazhit dhe detit.

Pishina e Prestige Resort, pamje nga Google Map

Pronarët e resortit deklaruan se IKMT ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme pasi dokumentet për ndërtimin e tij janë konform ligjeve.

Ministria e Brendshme reagoi për mediat duke thënë se leja është me kusht.

“Ajo do të jepet vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse. Asnjëra prej tyre nuk është plotësuar”, thuhet në reagimin e saj.

Megjithatë asnjë nga deklaratat nuk e fsheh dot faktin se pishina e resortit që zotërohet nga një pronar medie në Tiranë është vendosur duke deformuar dhunshëm vijën e plazhit duke kafshuar edhe detin.

Ajo duket qartë që ka dalë nga vija që të paktën është respektuar nga shumica e bizneseve të tjera në të dyja krahët e resortit.

Në Durrës ka kohë që edhe deti është ndarë me gardhe. Nëse lëvizni pak kursorin e do të lundroni në Google Maps përgjatë vijës bredgetare Golem-Durrës do të shikoni sesi mjedisi bregdetar është ndarë në copëza.

Siç mund të dallohet nga fotoja, në Zonën e Plazhit përgjatë vijës bregdetare janë krijuar gardhe dhe subjektet private kanë shtuar territorin e tyre me beton kundrejt rërës dhe detit.

Në zonën e Plazhit të Qerretit, gardhet janë krijuar pranë subjekteve si “Olso Marrea”, “Brilliant Hotel and Spa”, “Supreme Hotel” etj.

Gardhet dhe strukturat e betonit kanë ‘mësyrë’ drejt bregdetit me distancë nga njëra-tjetra.

Edhe në Plazhin e Golemit, nga fotot e marra nga Gazetasi.al dallohen ndërtime shumëkatëshe të cilat gjithashtu kanë hyrë në zonën e plazhit dhe të detit pranë “Hotel Elesio”.

Plazhi i Golemit, foto satelitore nga Google Maps

Ndërtimet dhe ndarjet me gardhe vazhdojnë edhe në zonën e bregdetit të Kallmit dhe të Currilave.

Por rasti më skandaloz duket në foton më poshtë.

Disa hotele në zonën e “Shëtitores së Plazhit” e kanë kafshur detin deri në bregun e dytë. Kanë krijuar mure betoni dhe plazhe artificiale vetëm për bizneset e tyre.

Aty askush nuk mund të kalojë, njerëzit jo e jo por as peshqit më.

Me siguri, edhe për to, ekziston ndoshta një leje.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej