Dhjetëra pako me drogë në Igumenicë, bie në pranga 32-vjeçari shqiptar, ja ku i kishte fshehur

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar ditën e sotme në Igumenicë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 35-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në pranga.

Autoritetet greke bëjnë me dije se në një automjet, i cili drejtohej nga 35-vjeçari, janë gjetur dhe sekuestruar 32 pako që përmbanin 34 kg 608 gram marijuanë, një sasi e vogël kokaine dhe 2 celularë.

Identiteti i shqiptarit ende nuk dihet, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej