Dhoma e Avokatisë Shkodër, kundër hartës së re gjyqësore

Edhe dhoma e avokatisë në Shkoder ka dalë kundër vendimit të këshillit të lartë gjyqësor, për miratimin e hartës së re gjyqësore. Shkrirja e gjykatavë të Apelit dhe atyre administrative në rrethe sipas avokatëve zvoglon aksesin e qytetarëve në gjykata.

Kryetari Anton Kosteri shprehet se: Dhoma e avokatisë në Shkoder mbështet bojkotin e seancave gjyqësore me përjashtim të atyre të masave të sigurisë, vendim i marrë nga dhoma e avokatisë në Shqipëri. Në vazhdim do të shohim edhe bojkotin e masave, si formë e vetme e reagimit tonë. Kjo që po bëjmë është vetëm për një qëllim, që të tërheqim vëmëndjen e këshillit të ministrave që të mos miratojë vendimin e KLGJ.

Shprehim zhgënjim që këshilli i lartë gjyqësor edhe pas 7 takimeve që kemi bërë, nuk merr në konsideratë asnjë propozim tonin, por voton për hartën e re, ndërkojë që në përbërje të tij janë edhe 2 shkodranë si anëtar që ngrejnë dorën për shkrirjen e gjykatave në Shkoder. Pasojat janë një dhe më kryesorja, cënimi i aksesit në gjykatë për qytetarët. Kjo që po ndodh është cënim dhe dekurajim i qytetarëve që të kërkojnë drejtësi për vete. Edhe më herët harta është kundërshtuar por KLGJ nuk pyeti për këto qëndrime dhe dy ditë më parë i dha dritën jeshile hartës së re që shkrin 3 gjykata në Shkoder, Apelin, administrativen dhe shkallën e parë në Pukë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej