Dikur Rama i puthte duart, efektivja që humbi gishtat në protestën e Astirit pjesë e komunikimeve seksiste të Policisë

Një skandal në radhët e Policisë së Shtetit është bërë publik ditën e sotme pas rrjedhjes së një bisede në aplikacionin ‘WhatsApp’ mes disa efektivëve të uniformave blu të cilët bënin komente seksiste ndaj një adoleshenteje e cila ishte raportuar si e larguar nga banesa.

Pas dërgimit të fotos së të resë, nga njëri prej tyre të cilit efektivët i referohen si “shefi”, një prej policeve që komenton është edhe Ina Nuka, efektivja e cila mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë një proteste të banorëve të Astirit dhe më pas u takua edhe me kryeministrin Rama i cili në shpërblim i puthi duart dhe e vizitoi pas ndërhyrjes së kryer në dorë.

Nuka komenton menjëherë foton e së resë duke pyetur “çfarë vit prodhimi është shef?”, pyetje të cilës ai i përgjigjet me “model i fundit më duket”.

Biseda vijon më poshtë me komentet e policëve, ku njëri i drejtohet Nukës ta shohë të renë “nga parakolpi”, me efektiven që i përgjigjet “Si urdhëron shef. Fshati që duket s’ka nevojë për kallauz”.

 

 

Më tutje i njëjti efektiv që komunikon me Nukën thotë se duhen pyetur punëtorët e një lokali që kishte kallëzim atë ditë, ndërsa Nuka përgjigjet duke thënë se subjekti, pra adoleshentja e humbur, “nuk lëviz nëpër ato zona” dhe se ka “drejtim të saktë me objektive të qarta për jetën”.

BISEDA E PLOTË:

Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në Komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë vit prodhimi është shef?

Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket

Ina: Si urdhëron shef! Fshati që nuk nuk ka nevojë për kallauz!

Petrit Hala: Fshati që duket që nuk ka nevojë për drita

Rustem Dervishi: (bisedë e fshirë) 24 -02—2005 shkurt

Petrit Hasa: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishin sot për kallëzim, mbase e kanë parë

Ina: Ahh jo shef subjekti në fjal nuk lëviz nëpër ato zona! Ka direzione të sakt me objektiva t’qarta për jetën

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej