Djali i ish-deputetit socialist përfundon në prangat e policisë, zbardhet akuza e rëndë

Djali i ish-deputetit socialist Dashamir Peza raportohet se është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur me sasi droge me vete.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që denoncoi pak ditë më parë ndalimin e djalit të Pezës në Shëngjin të Lezhës, duke akuzuar se ishte aty për t’i shpërndarë drogë të rinjve që merrnin

Ndërsa së fundmi ka dalë edhe komunikata e policisë që e konfirmon këtë rast.

“Më datë 02.06.2022, ora 16:46, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gëzim Dashamit Peza, pasi në orën 13:15 në Shëngjin, Lezhë, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur se sekuestruar 2.77 gram Canabis Sattiva, 2.27 gram heroinë, 20.16 gram ekstazi”, thuhet në njoftim. Referuar të njëjtit burim, ndaj Gëzim Pezës rëndon akuza e parashikuar nga Neni 281/1 e Kodit Penal – “Trafikimi i narkotikëve”, thuhet në njoftim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej