Një shqiptari do t’i duhej të punonte plot 195 vite, për të arritur milionin e parë të dollarëve nëse do të kursente pagën mesatare.
Sipas një studimi të “Picodi”, në vend të parë rezultojnë zviceranët, të cilëve do t’u duhej të punonin vetëm 15 vite e tre muaj duke kursyer pagën mesatare, për të arritur 1 milionë dollarë.
Singapori dhe Luksenburgu renditen në vend të dytë dhe të tretë me 18 vite punë. Ndërsa duhen më shumë se 500 vjet për të fituar të njëjtën shumë në Nigeri, 554 në Ugandë, 559 vjet e tetë muaj, Egjipt, 646 vjet e tetë muaj dhe Pakistan, 664 vjet e gjashtë muaj.
Paga mesatare në Shqipëri, sipas të dhënave të vitit 2022 është 600 mijë lekë.