“Do keni viza pune në Angli”, mashtronte qytetarët dhe u merrte mijëra euro, arrestohet gruaja në Tiranë

Një 32 vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi mashtronte qytetarët se do i siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar kundrejt një pagese.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se shtetësja me ininciale K.H, ka rënë në prangat e policisë pas denoncimit të dy qytetarëve të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjensi turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16 700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Deceit”.

Përvetësoi 16 700 euro, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 32-vjeçarja.

Sekuestrohen pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Deceit”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases K. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i shtetases K. H. u bë pas kallëzimit nga shtetasit D. Sh. dhe A. Sh., të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjensi turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16 700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej