Donte që nipi të fitonte leje-qëndrimin në Itali, e moshuara shqiptare shkon me të miturin dhe tenton ta braktisë

Një e moshuar shqiptare kishte shkuar nga Shqipëria drejt Italisë me një qëllim që të braktiste nipin e saj të mitur në Itali dhe më pas të kthehej në atdhe. Mirëpo, ajo u identifikua dhe u ndalua nga policia kufitare italiane bashkë me djalin e mitur, shkruajnë mediat italiane.

Mësohet se e moshuara shqiptare kishte vendosur të shoqëronte nipin e saj në Itali, me qëllimin e mundshëm për ta braktisur dhe që ai të përfitonte qëndrimin në vend, ku në kuadër të politikave të pritjes, ku të gjithë të miturit e pashoqëruar kanë mundësinë e hyrjes në Itali, ofrimin e shërbimeve të financuara nga Fondi Kombëtar për politikat dhe shërbimet e azilit.

I njëjti ligj parashikon gjithashtu që, me mbushjen e moshës madhore, të rriturit e rinj që kërkojnë azil qëndrojnë në qendrat dytësore të pritjes të bashkive deri në përcaktimin e kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare.

Në nëntor 2022, në Itali ishin rreth 20 mijë të mitur të pashoqëruar të nën kujdesin e sistemit të pritjes, sipas të dhënave nga Ministria e Politikave Sociale italiane. Një numër i konsiderueshëm i tyre (rreth 25%) vijnë nga Ukraina, pasuar, në renditjen e vendeve të origjinës, nga Egjipti, Tunizia dhe Shqipëria.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej