Dosja amerikane/ Rama në siklet: Dorian Duçka ka punuar për mua pa pagesë

Edi Rama ishte në siklet të madh sot para mediave teksa u pyet për dosjen amerikane në të cilën akuzohet ish-zyrtari i lartë i FBI, për të cilin kryeministri i Shqipërisë ka thënë se është miku i tij. Por i pyetur nga gazetarët për dy personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje, shqiptarët Agron Nezaj e Dorian Duçka, Rama dha këtë përgjigje.

‘Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit, ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen, nuk ka asgjë nga këto. Aty nuk përmendet kryeministri, aty thiuhet se çfarë thotë njëri dhe tjetri, dhe vetë hetuesit thonë një gjë tjetër, që hetimet kanë përfunduar për mos deklarim. Fola për zotin Agron, i cili e përsëris se vjen nga lëvizja demokratike, shok i të ndjerit, Azem Hajdari, fis i Besnik Mustafajt, dhe njerëz të nderuar pa dyshim. Përsa i përket personit tjetër ka qenë zv/ministër i energjetikës në koalicionin e 2013 dhe më pas ka punuar pranë meje, pa pagesë’, tha Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej