Inspektoriati i policisë bashkiake Shkodër është kthyer në drejtori e në krye është emëruar një ish-efektiv i Policisë së Shtetit, Elton Myrtaj.
ShkodraNews ka mësuar se Elton Myrtaj është nën verifikim nga SPAK. Ka dyshime të forta se drejtori i policisë bashkiake në bashkëpunim me efektivin e policisë L.H. kanë manipuluar prova dhe kanë zhdukur përgjime nga dosjet. Gjithashtu ka dyshime se Elton Myrtaj ka bashkëpunuar me një ish-prokuror të korruptuar në Shkodër.
Flitet se Myrtaj më përpara, ka qenë në shërbim të PD siç rëndom ndodh me policët nëpër Shqipëri (pavarësisht se e kanë të ndaluar me ligj) dhe nuk janë të qarta piruetat që ka përdorur për të kaluar në krahun tjetër.
Nëse autoritetet arrijnë të vërtetojnë me prova që Myrtaj është i përfshirë dhe ka ndihmuar grupet kriminale, do të ishte një goditje tepër e rëndë për Shkodrën./ShkodraNews