Ka pak kohë që në Shkodër është emëruar Drejtori i ri i Hetimit Tatimor Françesko Kapo i cili vjen si emërim nga Antikorrupsioni në Tiranë. Paralelisht me emërimin janë vënë re në terren grupe kontrolli Task Force nga DPT Tiranë. Me uniformë, të pajisur me badge dhe të edukuar ato shihen në biznese të ndryshme duke kryer kontrolle dhe inspektime.
Sipas një informacioni të mbërritur në ShkodraNews, punonjësit e Hetimit Tatimor të Shkodrës nuk po marrim urdhra pune.
Ne jemi pozitivë, dhe duam të besojmë që kjo është një strategji e mirëmenduar nga ana e drejtorit Françesko Kapo për të kontrolluar sa më mirë terrenin e bizneset, e në mënyrë indirekte për të mbajtur “nën presion” inspektorët e Shkodrës dhe nuk priremi t’i besojmë anës dashakeqe që gojët e liga flasin.
Gjithsesi, ShkodraNews me aq pak mundësi sa ka, është e vendosur në misionin e gazetarisë për të luftuar korrupsionin, prandaj do të marrim informacion pranë bizneseve dhe do të raportojmë çdo përshtypje të tyren mbi inspektimin, sjelljen dhe praktikat e inspektorëve nga Tirana./ShkodraNews