Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë për Dritan Goxhajn.
Avokatët kërkuan lirimin e menjëhershëm të tij pasi kishte kaluar afati 40 ditor por prokuroria ishte kundër.
Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë duke lënë në paraburgim ish ushtarin e UÇK-së
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.
Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.