Drogë me vlerë 1 mln euro, si ranë në gjurmët e policisë italiane Agim Kajmaku dhe nipi i tij

Policia italiane ka publikuar pamje nga operacioni, ku ra në pranga ush-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku dhe nipi i tij.

Kajmaku dhe nipi i tij ranë në pranga pasi u kapën me 20 kg kokainë, drogë të cilën e kishin fshehur në vazon e luleve. Nëse droga do të shitej kapte vlerën e 1 milion euro.

Kajmaku prej 8 muajsh ishte në vëzhgim nga autoritetet italiane, pasi dyshonin për veprimtari të paligjshme te Kajmaku. Madje ata kishin instaluar kamera në disa akse, banesa dhe lagje, ku kryheshin bisedat dhe takimet që kishin tematikë aktivitetin e paligjshëm të lëndëve narkotike në shtetin fqinj.

Lënda narkotike ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, vazot dhe bimët i merrte në një fidanishte të njohur nga Grottamare.

Kajmaku dhe nipi i tij vendosën që të ndryshonin dhe lëndën narkotike ta funsin në vazo më të mëdha dhe pikërish në atë moemnt pronari i fidanishtes pa lëvizje të çuditshme dhe njoftoi menjëherë karabinierët. Kështu u bë i mundur arrestimi i Kajmakut dhe nipit të tij, por ende nuk dihet destinacioni i kokainës.

Kujtojmë që Kajmaku Prej 11 nëntorit të vitit 2019 Kajmaku ishte në kërkim, pasi Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për të, por për muaj me radhë ai arriti të fshihej nga uniformat blu.

Fillimisht Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash, ndërsa rezultoi e vërtetë që në vitin 2003 ishte në kërkim për këtë akuzë por nuk ishte kapur për shkak se kishte ardhur në Shqipëri.

Kajmaku e fshehu këtë në formularin e dekriminalizimit, por pas publikimit të fakteve u shkarkua nga detyra pak muaj pasi ishte bërë kryebashkiak i Vorës.

Edhe pse KQZ e shkarkoi, ai vazhdonte të ushtronte funksionin e tij, duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn dhe duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post, i cili u shkarkua më vonë.

Mbi Kajmakun rëndojnë 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej