“Duhet pastruar koka”, Alfred Moisiu: Kam 51 vjet në një shtëpi, edhe unë doja vilë por…

Peshku qelbet nga koka dhe duhet pastruar koka!

Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania me Erla Mëhillin ish-Presidenti Alfred Moisiu, referuar korrupsionit dhe reformës në drejtësi.

Moisiu rrëfeu se ka 51 vjet në të njëjtën shtëpi edhe pse edhe ai do donte të kishte një vilë.

Mirëpo, me punë të ndershme, nuk bëhet.

PJESË NGA INTERVISTA:

Mehilli: Një nga arritjet e mëdha me të cilat krenohet shumica e tanishme është reforma në drejtësi, por ju vetë keni thënë se “rakisë ju hodh ujë”. A mund të na sqaroni më tej këtë metaforë?

Moisiu: une pa filluar reforma kam thene qe ne duhet te bejme revolucion ne drejtesi. Dhe ky eshte nje revolucion qe eshte bere. Por une kisha parasysh qe politika duhet te qendroje sa me larg. Sepse politika e prishi drejtesine. E prishi sepse i duhej qe abuzimet mos dalin sheshit por te rrine aty ku jane. Co ne burg policin, infermierin, drejtorin a nje sekretar por ministri kryeministri deputeti ata jane te paprekshem. Populli thote “peshku qelbet nga koka”. Duhet pastruar koka pra.

Ne i zgjedhin njerezit nga ana profesionale, nga ana morale, por nuk mjafton. Duhet edhe kurajo, u munhon. Sepse dalin politikanet dhe i intimidojne.

Moisiu: Korrupsioni eshte gangrena me e rrezikshme e nje kombi e nje shteti. Ne e kemi ne nivelet me te larta. Nuk jane ulur ndonjehere politikanet per te pare pse vidhet, pse abuzohet.

Ju e dini qe ne ate shtepi ku jam kam 51 vjet. Pse nuk doja dhe une te kisha nje vile? Sigurisht qe doja. Nuk ka qorr qe sdo sy. Por si do e beja? Me rruge te ligjshme sbehet. Edhe une mund te shfrytezoja postin, jo se sdi ta bej. Por e thashe qe vendosa interesat e vendit para.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej