Dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj janë duke u marrë veç e veç nga prokurorët e SPAK. Kjo për të parë se sa qëndrojnë dëshmitë e tyre dhe nëse kanë të përbashkëta.
Të dy si Dumani dhe Hoxhaj pretendojnë se kanë qenë së bashku kur kanë kryer vrasje me pagesë apo dhe ngjarje të tjera të rënda.
Dumani dhe Hoxhaj, mësohet se kanë folur edhe për atentate të zhvilluara jashtë Shqipërisë, si në Itali, Belgjikë, Holandë dhe vende të tjera.
Nisur nga këto dëshmi, SPAK po verifikon disa atentate që kanë ndodhur jashtë vendit e ku kanë mbetur të vrarë qytetarë shqiptarë dhe të huaj. Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar informacion nga autoritetet e huaja, për të paktën 2 ekzekutime mafioze jashtë vendit.
Kjo me qëllim verifikimin e thënieve të Dumanit për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur jashtë Shqipërisë. 14 persona të konsideruar si ‘koka’ të 8 grupeve kriminale ndodhen ende në arrati, ndërsa vijon kërkimi ndaj tyre.
Nga ana tjetër, ata kërkohen jo vetëm nga autoritetet shqiptare por edhe ato të huaja pasi Interpol tashmë i ka në skedarët e tyre