Dy anijet e Bangladeshit do marrin 438 000 ton naftë falas nga “Alpetrol”; vjedhja 700 milionë Euro për 2 vite

Çfarë loje ka bërë Babloku me bosët e kompanisë mafioze ”Bankers”?/ Bangladeshasit që kanë kopsitur pazarin me Edi Ramën e Belinda Ballukun, do vijnë me duar në xhepa e do ikin me thasët plotë; mbasi qiraja që do paguajmë ne për dy anijet 68 mijë Euro në ditë, baraz me 49.6 milionë Euro për 2 vite, përveç vlerës që do paguajmë për blerjen e energjisë me çmim Burse të Hungarisë

Përveç shpenzimit 340 milionë lekë tender, që financoi kompania shtetërore KESH, për ankorimin në Tri port- Vlorë të 2 anijeve TEC të ardhura Bangladeshi, pjesë e pazarit është bërë dhe një super vjedhje tjetër 70% më e lartë se me landfillet.

Sipas marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku, firma e huaj që ka sjellë anijet TEC për prodhim energjie elektrike, do furnizohet me naftë nga kompania shtetërore “Alb Petrol”.

Sasinë prej 600 ton naftë në ditë, që do konsumojnë 2 anijet e Bangladeshit, do ta marrin falas nga prodhimi i “Albpetrol”, kur në fakt ata duhet ta blejnë, mirëpo kështu është bërë pazari mes qeverisë dhe bosëve të firmës së huaj.

Te pika 9/1 e kontratës, e cila po mbahet e fshehtë nga Edi Rama, Balluku e Drejtori i KESH, Ergys Verdho, për këtë dhurim nafte me sasi totale 438 000 ton në 2 vite, thuhet se ka rënë dakord KESH si autoritet porositës i anijeve me qira, ndërsa Rama do bëjë sikur nuk e di.

Në Pikën 11 të kontratës, përcaktohet ky detyrim: Nëse “Albpetrol” nuk i furnizon dot 2 anijet TEC me 600 ton naftë në ditë sipas detyrimit, do blejë naftë nga “Bankers”, por me çmim tregu të bursës që Bankers e eksporton, d.m.th, 3- 4 herë më shtrenjtë.

Vendosja e kësaj klauzole, duket që është skemë për vjedhje në favor të kompanisë mafioze “Bankers”e shtetarëve që do “lyejnë gishtin”, për faktin se “Albpetrol” prodhon naftë për të furnizuar 50 anije të tilla energjie në ditë.

Por 1 javë pas fillimit të kontratës, drejtuesit e “Alpetrol” do deklarojnë sikur nuk prodhojnë sasinë e kërkuar, me qellim që ta blejnë te “Bankers”, në maskën e krizë së energjisë elektrike.

SPAK duhet të hetojë faktin, që qeveria do t’i dhurojë firmës private të dy anijeve TEC, sasinë 438 000 ton naftë në 2 vite; vlerën 68 mijë Euro qira në ditë; do t’i paguaj gjithë shpenzimet e mirëmbajtje- riparimit të impianteve djegës dhe nuk do t’i marrë asnjë taksë fitimi e mjedisi.

Duhet hetuar, mbasi përveç afro 700 milionë Euro lëndë të parë naftë, qira e shërbime, që do t’i dhurojë firmës së 2 anijeve TEC, qeveria shqiptare do ta blejë energjinë elektrike me çmimin e bursës hungareze.

Pra, anijet përveçse do punojnë me 100% shpenzimet tona, energjinë do na e shesin sikur punojnë me naftën dhe shpenzimet e tyre, sepse kështu është bëri pazari mes Bablokut e bosit nga Bangladeshi./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej