Dy motrat hidhen nga kati i katërt i banesës dhe njëra vdes, çfarë ndodhi gjatë natës

Dy motra në Ferizaj, një 18-vjeçare dhe tjetra 15 vjeçe, kanë rënë nga kati i katërt i një banese, njëra nga të cilat ka humbur jetën.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se vajza që ka vdekur është 15-vjeçare.

“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjeç kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor (në gjendje të rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, njëra nga të lënduarat, vajza me inicialet Z.M., e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetë, kjo e konfirmuar nga mjekët, ndërsa e lënduar ka mbetur vajza A.M. e moshës rreth 18 vjeçare.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej