Dy vëllezërit nga Trushi bëjnë për spital 28 vjeçarin

Goditën me tytën e çiftes, një shtetas, pas një konflikti të çastit, shpallen në kërkim 2 vëllezërit.

Sekuestrohen 2 çifte që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasit E. M., 24 vjeç dhe D. M., 19 vjeç, në banues në fshatin Trush, Shkodër.

Këta shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, dyshohet se kanë goditur me tytën e çiftes, në kokë, shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në fshatin Melgushë, Vau Dejës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 2 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruam në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje.

Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej