Nuk kanë të sosur skandalet dhe aferat korruptive të kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari dhe oligarkut të tij Pëllumb Salillari.
Skandali i radhës i Salillarit, me urdhër të qefliut Kreshnik Hajdarit po ndodh tani në qytetin e Kuçovës.
Siç edhe duket nga pamjet filmike, Salillari ka zbritur në bazë për të bërë të vetmen gjë që di më mirë të bëjë, blerjen e qytetarëve me anë të ryshfetit.
I përfshirë në shumë skandale mediatike, Salillari i shtoi sot vetes një tjetër skandal, që njëkohësisht përbën edhe vepër penale.
Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 Majit dhe sot Salillari ka shëtitur në të gjitha dyqanet e qytetit të Kuçovës, për tu blerë qytetarëve votën për Hajdarin.
Ai duket qartë së bashku me qytetarët hallexhinj duke hyrë në markete e dyqane, ku ka paguar borxhet e tyre të prapambetura ushqimore, me qëllim që ata të detyrohen të votojnë për kandidatin socialist Kreshnik Hajdari.
Filmimet e kryera nga vetë qytetarët e irrituar me situatën e krijuar në Kuçovë, nën drejtimin korruptiv të Kreshnik Hajdarit, bëjnë me dije se oligarku dhe i korruptuari Pëllumb Salillari po u jep lekë qytetarëve rrugë më rrugë dhe në çdo cep të Kuçovës.
Nga videot e siguruara, Salillari duket duke hyrë e dalë me qytetarë nga një market që ndodhet përbri Repartit të Zjarrëfikësve në lagjen “11 Janari” në Kuçovë dhe nga marketi i shtetases Kime Agalliu në lagjen “Llukan Prifti”.
Jashtë kamerave zonja ka deklaruar se Salillari ka paguar një sasi të konsiderueshme parash për të shlyer borxhet ushqimore që kishin shumë familje të varfëra në lagjen “Llukan Prifti”.
Aferat korruptive “të blerjes së votës” të dyshes së pandashme Salillari-Hajdari janë denoncuar nga vetë qytetarët e Kuçovës, që kërkojnë marrjen e masave ligjore ndaj të dyve, nëpërmjet hetimeve dhe mbikëqyrjes policore të situatës në vend. /InFront