E akuzoi se është takuar me Bajrajt, Spiropali replikon sërish me Berishën: Është katandisur si snajperist me qira, por pa shënjestër

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht deputete e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka komentuar akuzat e Sali Berishës i cili në oborrin e Kuvendit tha se ka një video që sipas tij tregon se ministrja është takuar me Bajrat e Shkodrës.

Në një intervistë për emisionin “Kontrast” në ‘Report Tv’, Spiropali tha se deklaratat e Berishës vijnë si pasojë e humbjes disfatë në Shkodër në zgjedhjet e 14 majit. Ajo shtoi më pas se Berisha është “katandisur si një snajperist me qira, me difekt”.

Shkodra është një kockë që i ka mbet në fyt, skemi ç’ti bëjmë,. Aty do mbetet ajo kockë. Nuk ka alibi të tij nuk ka ngushëllim që ai mund ti bëjë vetes për rezultatin zgjedhor nga qendra e Shkodrës, në Dukagjin e në periferinë më të largët. Ska njeri që i blen kaq shumë vota. Është thjesht i dëshpëruar për atë humbje. Por për atë, s’kemi çfarë ti bëjmë. Mua aty më ka.

Nuk është qëllimi im të merrem me individin Sali Berisha, madje hera herës edhe më vjen keq për të si njeri si një burrë në moshë si një ish kryeministër e president që e shoh të katandisur si një snajper me qira. Por nga kryeministër snajperist në kat të dytë është kthyer në një snajper me qira me difekt.

Se cilat interesa mbron aty, se kush i hedh ndonjë kockë… Për shkak të frikës dhe interesve që përfaqëson për shkak të interesave politike dhe të familjes së tij dhe shumë halle që ka edhe përdoret. Sepse njeriu i shkretë në hall e telash i kthen sytë nga të gjejë mbështetje”, tha ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej